fbpx

Vendimi Nr. 108,datë 09.02.2011

Vendimi Nr. 108,datë 09.02.2011 “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara,që merren me çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë

 VENDIM Nr.108, datë 9.2.2011

 

PËR AFTËSITË QË DUHET TË PLOTËSOJNË PUNËMARRËSIT, PERSONAT DHE SHËRBIMET E SPECIALIZUARA, QË MERREN ME ÇËSHTJET E SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 7 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale  dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

I.  DISPOZITA  TË PËRGJITHSHME

1. Në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”,  çdo punëdhënës, për të siguruar parandalimin dhe mbrojtjen e punëmarrësve për të gjitha çështjet, që  lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë:

a)   ngarkon një ose disa punëmarrës, si persona përgjegjës që të merren me çështjet e mbrojtjes,    të sigurisë e shëndetit në punë dhe të parandalimit të rreziqeve profesionale në ndërmarrje/institucion;

b)    u drejtohet personave ose shërbimeve të specializuara jashtë ndërmarrjes/institucionit, duke vendosur marrëdhënie kontraktuale me ta.

II.    KLASIFIKIMI I PUNËDHËNËSVE NË GRUPE, PËR EFEKT TË ORGANIZIMIT TË PUNËMARRËSVE NË SHËRBIMET PËR MBROJTJEN DHE PARANDALIMIN

1.     Për efekt të organizimit të shërbimit të brendshëm për mbrojtjen dhe parandalimin, punëdhënësit janë klasifikuar në katër grupe, si më poshtë vijon:

1.1    Grupi A përfshin punëdhënësit me më shumë se 1000 (një mijë) punëmarrës. Ky numër punëmarrësish reduktohet në:

1.1.1   500 (pesëqind) punëmarrës për ndërmarrjet e:

a)  industrisë së pastrimit dhe shpërndarjes së ujit;

b)    industrisë së transformimit të metaleve, mekanikës e precizionit dhe industrisë optike, me përjashtim të ndërmarrjeve/institucioneve që ushtrojnë veprimtari në industritë e referuara në nënndarjen 1.1.2, shkronjat “dh”, “e”, “ë” e “f”;

c)     industritë e tjera prodhuese, me përjashtim të ndërmarrjeve/institucioneve që ushtrojnë veprimtari në industritë referuara në pikën 1.1.2, shkronja “g”.

1.1.2   250 (dyqind e pesëdhjetë) punëmarrës për ndërmarrjet e:

a)    industrisë së prodhimit e të shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ujit të

ngrohtë;

b)   industrisë së prodhimit dhe të përpunimit fillestar të metaleve;

c)  prodhimit industrial prej guri, çimentos, betonit, qeramikës, qelqit dhe të tjerët;

ç) industrisë kimike, me përjashtim të ndërmarrjeve/institucioneve që ushtrojnë veprimtari në

industritë e referuara në 1.1.3, shkronjat “ç”, “d” dhe “dh”;

d)   prodhimit industrial të fibrave artificiale dhe sintetike; dh) industrisë së fabrikimit të veprave në metale;

e)  industrisë së ndërtimit të makinerive dhe të pajisjeve mekanike; ë) industrisë së ndërtimit dhe të autopjesëve;

f)  industrisë së ndërtimit të pajisjeve të tjera të transportit;

g)   industrisë së drurit dhe mobilieve  të  drurit; gj) industrisë së ndërtimit dhe të punëve publike.

1.1.3. 50 (pesëdhjetë) punëmarrës për ndërmarrjet:

a)  e industrisë bërthamore;

b)   me furrat koks;

c)  e përpunimit të naftës;

ç) e industrisë së prodhimit të kimikateve bazë;

d)   e industrisë petro-kimike dhe karbokimike;


dh) e industrisë së prodhimit të produkteve të tjera kimike, kryesisht për industri dhe bujqësi.

1.2   Grupi B përfshin punëdhënësit me punëmarrës:

a)  nga 251 deri në 1000 persona, të cilët nuk janë përfshirë në grupin A;

b)    nga 100 deri në 250 persona, të cilët nuk janë të përfshirë në sektorët e industrisë  së  përcaktuar në pikën 1.1.1 të këtij kreu;

c)   nga 50 deri në 200 persona, që nuk janë të përfshirë në sektorët e industrisë së përcaktuar në pikën 1.1.2 të këtij kreu;

ç) nga 20 deri në 50 persona, që nuk janë të përfshirë në sektorët e industrisë së përcaktuar në pikën 1.1.3 të këtij kreu.

1.3     Grupi C përfshin punëdhënësit me më pak se 200 (dyqind) punëmarrës, të cilët nuk  përfshihen në grupet A dhe B.

1.4   Grupi D përfshin punëdhënësit që punësojnë më pak se 20 (njëzet) punëmarrës.

2.     Për punëdhënësit, që përfshihen në grupet A, B dhe C, përgjegjësitë dhe detyrat  e  parashikuara në pikat 10 e 11 të kreut III të këtij vendimi kryhen gjithmonë nga personat e ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë e të shëndetit në punë.

3.   Vetëm në rastet kur kapacitetet dhe burimet e ndërmarrjes/institucionit janë të pamjaftueshme për ta përmbushur këtë shërbim, ato bashkëpunojnë me persona apo shërbime të jashtme të specializuara për zbatimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese.

4.   Për punëdhënësit e grupit D, përgjegjësitë dhe detyrat e parashikuara në pikat 10 e 11 të kreut III të këtij vendimi, kryhen gjithmonë nga persona apo shërbime të specializuara jashtë ndërmarrjes, të kontraktuara nga punëdhënësi.

5.     Numri i punëmarrësve përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë  në  ndërmarrje llogaritet duke  pjesëtuar  numrin e të punësuarve në ndërmarrje me numrin e ditëve të punës  në vit.

III. SHËRBIMI I BRENDSHËM PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NË PUNË

1.   Punëdhënësi, i cili vlerëson se kapacitetet e brendshme njerëzore, teknike dhe shkencore të ndërmarrjes/institucionit, janë të mjaftueshme për të organizuar veprimtari për  parandalimin  dhe  mbrojtjen në punë, këshillohet për këtë vlerësim e për mënyrën e strukturimit të personave të ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, të cilët do të realizojnë këtë veprimtari, me punëmarrësit dhe përfaqësuesit e tyre në këshillin e sigurisë e të shëndetit në punë apo me këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë, të ngritur në ndërmarrje/institucion ose në nivel profesional/ndërprofesional.

2.    Pas këshillimit të përcaktuar në pikën 1 të këtij kreu, punëdhënësi strukturon personat e ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë në një shërbim të brendshëm për parandalimin dhe mbrojtjen në punë, në mënyrë të tillë që ai të përmbushë misionin e tij në bazën  e  parimit multidisiplinar.

3.   Personat e ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, të cilët janë  pjesë përbërëse e shërbimit të brendshëm për parandalimin dhe mbrojtjen në punë, me qëllim realizimin e mirëqenies së punëmarrësve gjatë kryerjes së punës së tyre, duhet të kenë aftësi lidhur me:

a)  sigurinë;

b)   mjekësinë e punës;

c)  ergonominë;

ç) higjienën industriale;

d)   aspektet psikosociale të punës, përfshirë këtu edhe dhunën dhe ngacmimin seksual në punë.

4.   Aftësitë në lidhje me sigurinë, mjekësinë e punës dhe aspektet psikosociale të punës, në asnjë rast, nuk mund të ushtrohen nga një person i vetëm.

5.   Mbështetur në dokumentin e vlerësimit të riskut në ndërmarrje/institucion, punëdhënësi, pas këshillimit me përfaqësuesit e punëmarrësve në këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë apo me këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë, të ngritur në ndërmarrje/institucion ose në nivel profesional/ndërprofesional, strukturon shërbimin e brendshëm për parandalimin dhe mbrojtjen në punë    në disa seksione, në të cilat përfshihen edhe ato të kontrollit mjekësor dhe psikosocial.

6.   Punëdhënësi, pas këshillimit me përfaqësuesit e punëmarrësve në këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë apo me këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë,  të  ngritur  në  ndërmarrje/institucion ose në nivel profesional/ndërprofesional, duke pasur parasysh dokumentin e vlerësimit të riskut në ndërmarrje/institucion, përcakton:


a)  detyrat konkrete, që duhet të përmbushin personat e ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, pjesë e shërbimit të brendshëm për parandalimin dhe mbrojtjen në punë;

b)     burimet teknike, shkencore, financiare dhe personelin administrativ në dispozicion të  shërbimit të brendshëm;

c)   nëse është e nevojshme për rastet e përcaktuara në pikën 1 të kreut IV të këtij vendimi të kontraktojë persona ose shërbime të specializuara, të jashtme.

7.     Personat e ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë në ndërmarrje/institucion kanë të drejtën dhe detyrimin për të mbajtur të gjitha kontaktet e nevojshme për realizimin e detyrave të tyre me personat apo shërbimet e specializuara të jashtme, nëse ka të tilla të kontraktuara nga punëdhënësi, me inspektorët e punës apo me inspektorët e inspektorateve teknike të fushave të veçanta, me shërbime të tjera apo institucione veçanërisht të specializuara në fushën e sigurisë, shëndetit, higjienës, ergonomisë, atë mjedisore, të çështjeve psikosociale, të lidhura me punën.

8.   Personi i ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë duhet të ketë:

a)   njohuri të mjaftueshme për legjislacionin që lidhet  me mirëqenien e punëmarrësve punën që  ata kryejnë në ndërmarrjen/institucionin në të cilin ata janë të përzgjedhur;

b)   njohuri për masat teknike dhe shkencore të nevojshme për kryerjen e veprimtarive lidhur me:

i)  teknikën për analizën e rrezikut;

ii)  koordinimin e veprimtarive parandaluese;

iii)  masat për higjienën në vendin e punës;

iv)   organizimin e ndihmës së parë dhe të kujdesit të jashtëzakonshëm për viktimat e aksidenteve  në punë apo të sëmundjeve profesionale, si dhe masat që duhen ndërmarrë në rast rreziku të  menjëhershëm;

v)   aspekte të marrëdhënieve të punës në ndërmarrje/institucion;

vi)   mënyrën e përgatitjes së raporteve.

9.    Personi i ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë ndihmon punëdhënësin dhe punëmarrësit në:

a)   zbatimin e legjislacionit dhe të rregulloreve teknike në lidhje me mirëqenien në punë gjatë kryerjes së punës dhe të veprimtarive të parandalimit;

b)   hartimin dhe zbatimin e dokumentit të vlerësimit e të parandalimit të rrezikut.

10.    Personi i ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë  është  përgjegjës:

10.1.   Për analizën e rrezikut dhe në këtë rast, duhet:

a)  të marrë pjesë në identifikimin e rreziqeve;

b)    të japë mendimin e tij për rezultatet e analizës së rreziqeve që në burim dhe të propozojë    masat që duhen marrë për një analizë të përhershme;

c)    të japë këshilla dhe të bëjë propozime për hartimin, zbatimin dhe përshtatjen e planit gjithëpërfshirës për parandalimin e të planit vjetor të veprimit.

10.2.   Për të marrë pjesë në studimin e faktorëve që ndikojnë në ndodhjen e aksidenteve, si dhe   për të studiuar faktorët përcaktues të çdo aksidenti që ka shkaktuar paaftësinë.

10.3.   Për të marrë pjesë në analizën e shkaqeve të sëmundjeve profesionale.

10.4.   Për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar në studimin e ngarkesës së punës, në përshtatjen    e teknikave dhe të kushteve të punës me fiziologjinë e njeriut dhe parandalimin e lodhjes fizike dhe mendore në punë, si dhe për të marrë pjesë në analizën e shkaqeve të sëmundjeve në lidhje me ngarkesën   e punës dhe faktorë të tjerë psikosocialë në vendin e punës.

10.5 Për të dhënë mendime për organizimin e ambientit të punës, vendit të punës dhe përdorimit   të agjentëve fizikë, kimikë dhe biologjikë, kancerogjenë, të pajisjeve të punës dhe mjeteve mbrojtëse individuale e kolektive.

10.6.    Për të dhënë mendim për higjienën e punës, duke përfshirë edhe kuzhinën, restorantet, ndryshimin e dhomave, objektet sanitare, vendet e punës dhe të pushimit dhe ambientet e tjera sociale për punëmarrësit.

10.7.   Për të asistuar në hartimin e udhëzimeve për:

a)  përdorimin e pajisjeve të punës;

b)   përdorimin e substancave kimike, kancerogjene dhe agjentëve biologjikë;


c)  përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe kolektive; ç) parandalimin e zjarrit;

d)   procedurat që do të ndiqen në rast rreziku të menjëhershëm.

10.8.   Për të bashkëpunuar për formimin e punëmarrësve:

a)  para punësimit të tyre;

b)   gjatë një transferimi ose një ndryshimi të vendit të punës apo detyrës;

c)  kur prezantohen pajisje të reja pune ose ndryshohen pajisjet e punës; ç) kur përfshihet një teknologji e re në ndërmarrje.

10.9.     Për t’i dhënë mendim punëdhënësit dhe përfaqësuesit të punëmarrësve në këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë apo këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë, të ngritur në ndërmarrje/institucion ose në nivel profesional/ndërprofesional, për çdo projekt, masë ose mjet që punëdhënësi parashikon të vërë në zbatim, dhe që në mënyrë direkte ose indirekte, në mënyrë të menjëhershme ose në një afat të mëvonshëm, mund të ketë pasoja për mirëqenien në punë të  punëmarrësve.

10.10.   Për të marrë pjesë në koordinimin, bashkëpunimin dhe informimin për mirëqenien në   punë dhe çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve, gjatë kryerjes së proceseve të    punës së tyre në lidhje me ndërmarrje/institucione të tjera jashtë ndërmarrjes së tyre, të cilat janë të pranishme në të njëjtin vend pune ose në lidhje me ta në kantieret e përkohshme dhe të lëvizshme të ndërtimit.

10.11.    Për të qenë në dispozicion të punëdhënësit dhe të punëmarrësve për të gjitha çështjet  lidhur me zbatimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe, kur është e  nevojshme, për t’ua bërë të ditura ato edhe personave apo shërbimeve të specializuara, të jashtme, të kontraktuara nga punëdhënësi.

10.12.    Për të marrë pjesë në përgatitjen e procedurave të emergjencës së brendshme dhe të zbatimit të masave që duhet të merren në rast të gjendjes dhe rrezikut të menjëhershëm.

10.13.   Për të marrë pjesë në organizmin e ndihmës së parë dhe të kujdesit të menjëhershëm për viktimat e aksidenteve në punë apo të sëmundjeve.

10.14.     Për të asistuar sekretariatin e këshillit të sigurisë dhe të shëndetit në punë, sipas  rregullores së funksionimit të këtij të fundit.

11.   Për të përmbushur përgjegjësitë e përcaktuar në pikën 10 të këtij kreu, personi i ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë duhet të kryejë detyrat e mëposhtme:

a)   të jetë pjesë e analizave të vazhdueshme të rreziqeve në ndërmarrje/institucion, për hartimin  dhe përshtatjen e dokumentit të vlerësimit për parandalimin dhe të planit vjetor të veprimit;

b)    të kryejë vizita sistematike dhe të shpeshta të vendeve të punës, me nismën e vet apo me kërkesë të punëdhënësit;

c)   të shqyrtojë herë pas here vendet e punës, me nismën ose me kërkesën e punëdhënësit apo të punëmarrësve, të cilët janë ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje apo rreziqeve të reja;

ç) të zhvillojë të paktën një herë në vit një hetim të plotë të proceseve të punës dhe të vendit të


punës;


 

d)   të kryejë hetim në rastin e aksidenteve që ndodhin në vendin e punës;

dh) të kryejë vëzhgime, studime dhe kërkime të rëndësishme, të nevojshme dhe përkatëse për të


përmirësuar mirëqenien e punëmarrësve;

e)   të ndërmarrë ose të bëjë testime dhe kontrolle në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në

fuqi;

ë) të hartojë, për punëdhënësit që i përkasin grupeve A, B dhe C, raportet mujore dhe, për

punëdhënësit me më pak se 50 punëmarrës dhe jashtë grupit B, raporte tremujore për detyrat që ka  realizuar në zbatim të këtij vendimi;

f)  të përgatitë raportin vjetor për detyrat që ka realizuar në zbatim të këtij vendimi;

g)   të jetë pjesë e procesit të përmbushjes së formularit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, përmbajtja e të cilave përcaktohet me udhëzim të përbashkët nga Ministri i Punës dhe ai i Shëndetësisë;

gj) të plotësojë dokumentacionin në rastet e blerjes, përdorimit e mirëmbajtjes së pajisjeve të  punës personale dhe kolektive.


12.   Punëdhënësi duhet të mbajë në ndërmarrje dhe  të vërë në dispozicion të inspektorëve të  punës apo të një zyrtari tjetër përgjegjës për kontrollin e dokumentacionit një dokument të veçantë, që i është bashkëngjitur raportit vjetor të paraqitur nga shërbimi i brendshëm, i cili duhet të përmbajë:

a)  identifikimin e punëdhënësit;

b)     përgjegjësitë dhe detyrat e kryera nga ana e shërbimit të brendshëm, duke iu referuar dispozitave përkatëse të këtij vendimi;

c)   përbërjen e shërbimit të brendshëm, numrin e personave të angazhuar për parandalimin, të dhëna për kualifikimet dhe kohëzgjatjen e kontratës së tyre të punës;

ç) aftësitë që janë të përfaqësuara në shërbim të brendshëm, në mënyrë që të provohet se misioni    i tij është përmbushur plotësisht dhe në mënyrë efektive;

d)   burimet administrative, teknike dhe financiare, në dispozicion të shërbimit të brendshëm.

IV.         PERSONAT DHE SHËRBIMET E JASHTME TË SPECIALIZUARA PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NË PUNË

1.         Punëdhënësi u drejtohet personave ose shërbimeve të specializuara jashtë ndërmarrjes/institucionit, duke hyrë në marrëdhënie kontraktore me ta, nëse:

a)   kapacitetet e ndërmarrjes/institucionit janë të pamjaftueshme për të organizuar veprimtari për parandalimin dhe mbrojtjen;

b)    për të organizuar veprimtari për parandalimin dhe mbrojtjen në punë kryesisht kërkohet përdorimi i aftësive dhe njohurive të veçanta, si dhe i burimeve teknike e shkencore që janë të nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave të përcaktuara në pikat 10 e 11, të  kreut  III  të  këtij vendimi, të cilat nuk mund të përmbushen nga personat e shërbimit të brendshëm për parandalimin dhe mbrojtjen në punë.

2.   Punëdhënësi, përpara se të vendosë t’u drejtohet personave ose shërbimeve të specializuara të jashtme, duhet të marrë paraprakisht mendimin e përfaqësuesve të punëmarrësve në këshillin e sigurisë   dhe të shëndetit në punë apo me këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të ngritur në ndërmarrje/institucion ose në nivel profesional/ndërprofesional, të cilët duhet të shprehen brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga parashtrimi i kërkesës për mendim.

3.     Punëdhënësi, pas plotësimit të afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij kreu, edhe nëse përfaqësuesit e punëmarrësve në këshillin e sigurisë dhe të shëndetit në punë apo këshillin e sigurisë dhe   të shëndetit në punë të ngritur në ndërmarrje/institucion ose në nivel profesional/ndërprofesional, nuk    janë shprehur me një mendim, lidh kontratë me personat apo shërbimet e specializuara të jashtme, të licencuara, sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi.

4.   Personat apo shërbimi i specializuar i jashtëm merr përsipër në kontratën që disponon të gjitha burimet e nevojshme materiale, teknike, shkencore dhe financiare, për të kryer detyrat e tij plotësisht, në mënyrë efektive dhe në çdo kohë.

5.   Përgjegjësitë dhe detyrat e personave apo të shërbimeve të specializuara jashtë ndërmarrjes, si dhe mënyra e raportimit prej tyre për shërbimin e kryer, janë të njëjta me ato të  përcaktuar në pikat  10 e  11 të kreut III të këtij vendimi.

6.    Personat e ngarkuar me përgjegjësi për menaxhimin e rrezikut duhet të kenë aftësi për të mbuluar çështje në fushat e mëposhtme:

a)  siguria;

b)   mjekësia e punës;

c)  ergonomia;

d)   higjiena industriale;

e)  aspektet psikosociale të punës, përfshirë edhe dhunën dhe ngacmimin seksual në punë.

7.   Personi i ngarkuar nga shërbimi i specializuar jashtë ndërmarrjes, për menaxhimin e riskut, duhet të plotësojë këto kushte në lidhje me:

a)  çështjet e sigurisë në punë të ketë formim inxhinierik;

b)   mjekësinë e punës të ketë formim si mjek, i cili:

b.1.  të ketë mbaruar specialitetin e mjek/mjek i sëmundjeve profesionale/mjek pune;

b.2.  të ketë të drejtën e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut;

b.3.  të ketë përvojë pune jo më pak se pesë vjet.

c)  ergonominë:

c.1.  të ketë diploma inxhinierike apo mjeku;


c.2.  një përvojë në fushën e ergonomisë jo më pak se 5 (pesë) vjet. ç) higjienën industriale:

ç.1. të ketë diplomë mjeku higjienist;

ç.2. të ketë përvojë pesë vjet në fushën e higjienës industriale;

d)   aspektet psikosociale të punës:

d.1.  të ketë diplomë psikologu ose sociologu apo mjek i përgjithshëm;

d.2.  një përvojë pesë vjet në fushën e aspekteve psikosociale.

8.    Për përmbushjen e përgjegjësive lidhur me menaxhimin e rrezikut, një person mund të përfaqësojë jo më shumë se dy disiplina në të njëjtën kohë.

9.    Shërbimi i specializuar jashtë ndërmarrjes, në fund të çdo kontrate, për kontrata deri në 6 (gjashtë) muaj, dhe një herë në gjashtë muaj kur kontrata e sipërmarrjes është me afat mbi një vit, harton një raport të përgjithshëm, i cili përmban të dhënat e mëposhtme:

a)  emrin e punëdhënësit për të cilin është kryer shërbimi/ndërhyrja;

b)   emrin/emrat e personit/personave që realizuan shërbimin/ndërhyrjen, procedurat në bazë të të cilave i kryen, si dhe kualifikimet e tyre;

c)  datën e fillimit të realizimit të shërbimit/ndërhyrjes;

ç) një përshkrim të shërbimit/ndërhyrjes dhe, sipas rastit, përcaktimin e dispozitës që e kërkon

atë;

d)   mendime dhe konkluzione.

10.  Raporti plotësohet edhe me informacione të tjera:

a)       sipas    kushteve    të    vendosura    në    kontratën    e    lidhur   ndërmjet    punëdhënësit    dhe

personit/shërbimit të specializuar jashtë ndërmarrjes;

b)   për metodat e veçanta të përdorura gjatë kryerjes së shërbimit/ndërhyrjes.

11.     Raporti i plotësuar nga shërbimi i specializuar jashtë ndërmarrjes, me elementet  e  përcaktuara në pikat 9 e 10, të këtij kreu, i paraqitet, nëpërmjet punëdhënësit, këshillit të sigurisë dhe të shëndetit në punë në ndërmarrje apo këshillit të sigurisë dhe të shëndetit në punë në nivel profesional dhe ndërprofesional.

12.   Një kopje të raportit të hartuar sipas pikave 9 e 10 të këtij kreu, punëdhënësi e mban në ndërmarrje dhe e vë në dispozicion të inspektorëve të punës apo të një zyrtari tjetër përgjegjës për kontrollin e dokumentacionit.

V.   Dispozita të fundit

1.    Ngarkohen të gjithë punëdhënësit që brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të sigurojnë shërbimet për parandalimin dhe mbrojtjen në punë, sipas dispozitave të këtij  vendimi.

2.    Ngarkohet Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, që nëpërmjet strukturave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, të monitorojë zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha